Plumba mbi vëllain/ Konfliktet mes vëllezërve që në Angli, si degjeneroi përplasja në Radhimë, biseda e fundit para se…(Video)

I Lenduari 768x457

Një konflikt i vjetër që as gjaku i njëjtë nuk ka mundur ta shuajë, ai mes dy vëllezërve Kondi në Vlorë, të cilët ditën e djeshme u bënë protagonist të një sherri që solli dhe zbrazjen e armëve.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se pronari i një plazhi në zonën e Radhimës Eduard Kondi ka pasur konflikte me vëllain e tij Benjamin Kondi që në Angli.

Eduardi qëlloi dje me armë vëllain e tij Benjaminin, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Pas ngjarjes autori i dyshuar u largua.
Mësohet se ky i fundit ishte kthyer prej pak ditësh nga Anglia dhe si dje, ashtu dhe pardje kishte shkuar në lokal për të konsumuar kafe.

Prezenca e tij kishte shqetësuar vëllain, i cili dje e ka pyetur se përse kishte shkuar sërish dhe kishte nxjerrë armën duke qëlluar në ajër. Autori i dyshuar është arrestuar disa orë më vonë nga policia.

Plumba mbi vëllain/ Konfliktet mes vëllezërve që në Angli, si degjeneroi përplasja në Radhimë, biseda e fundit para se…(Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook