Çuçi iu dorëzon pasaportën shqiptare/ Sportistja italiane do të garojë për flamurin kuqezi, nëna e saj do të drejtojë ekipin tonë kombëtar

Sportistja e re italiane, Lara Colturi, është pajisur me pasaportën shqiptare, të cilën ia ka dorëzuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ky i fundit shprehet përmes një reagimi se ajo do të garojë këtej e tutje për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

283281864_983739392335651_3047345529143094340_n

Ndërkohë pasaporta jonë i është dhënë gjithashtu vëllait të saj të vogël dhe nënës, Daniela Ceccarelli, një ish kampione olimpike, e cila do të drejtojë tashmë ekipin tonë kombëtar në sportin e skive. Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Çuçi.

“Kënaqësi e veçantë t’i jap pasaportën shqiptares më të re, Lara Colturi, e cila do të garojë shumë shpejt me flamurin tonë kombëtar në sportin e skive. Me kombësi dhe gjithashtu shtetësi italiane, Lara është një sportiste plot talent dhe shumë premtuese, me të cilën Shqipëria i ka të gjitha shanset të ketë një kampione olimpike.

283352014_1060300361225598_3712292343835974994_n

Edhe nëna e Larës, Daniela Ceccarelli, një ish kampione olimpike në sportin e skive, tashmë do të drejtojë ekipin tonë kombëtar në këtë disiplinë. Një falënderim i veçantë për “kumbarin” e kësaj iniciative, presidentin e Federatës së Skive, Elvis Toçi dhe kryetarin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

283437919_5097875790248252_6095923217941514282_n

Falë vendosmërisë së tyre dhe kontributit të çmueshëm kjo nismë u kurorëzua me sukses. Mbarë e mirë në karrierën tuaj tashmë për flamurin kuqezi dhe ta gëzoni pasaportën shqiptare”, shprehet Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi

283816204_3235175250062018_4447536380496438393_n

Arena e Lajmit


Loading…

Çuçi iu dorëzon pasaportën shqiptare/ Sportistja italiane do të garojë për flamurin kuqezi, nëna e saj do të drejtojë ekipin tonë kombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook