E rëndë në Kavajë/ Ishte shoqëruar për vjedhje, i riu vret veten brenda komisariatit të policisë (Emri)

Kavaje Spitali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 28-vjeçar, i identifikuar si Ilvi Meta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë.

Duke iu referuar burimeve, gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se 28-vjeçari ka vrarë veten në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:08. Mësohet se i riu ishte ndaluar sot në orën 14:00 nga forcat e policisë së Kavajës pasi dyshohej për një vjedhje.

Viktima ishte emër i njohur për policinë dhe i shoqëruar disa herë nga blutë.

E rëndë në Kavajë/ Ishte shoqëruar për vjedhje, i riu vret veten brenda komisariatit të policisë (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook