Theu xhamin e autobusit tek Kthesa e Kamzës dhe terrorizoi pasagjerët, policia sqaron ngjarjen: Autori është arrestuar dhe…

Policia

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, ku u raportua se një person theu xhamin e një autobusi.

Sipas policisë, pasi është marrë njoftim për ngjarjen tek kthesa e Kamzës, raste është verifikuar. Uniformat blu bëjnë me dije se autori i dyshuar është shoqëruar dhe se bëhet fjalë për 60-vjeçarin P.B., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Tiranë-Informacion

Në lidhje me një foto të postuar në portale, për një mjet autobus te Kthesa e Kamzës, ju sqarojmë se :

Sot, rreth orës 08:30, është marrë njoftim se te Kthesa e Kamzës, një shtetas, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka thyer xhamin e një autobusi.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë kaluar në vendin e njoftimit (autobus) dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin P. B., 60 vjeç, në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Theu xhamin e autobusit tek Kthesa e Kamzës dhe terrorizoi pasagjerët, policia sqaron ngjarjen: Autori është arrestuar dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook