Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shpërndarë sot një mesazh urimi me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Nikolli ka theksuar se përgjegjësia politike shumëfishohet, për të arritur kushte sa më të denja pune dhe paga të mira për punëtorët.
“Sot është Dita e mirënjohjes ndaj punëtorëve.
Ndaj thjeshtësisë e madhështisë së njerëzve të punës.
Atyre që ditë pas dite, në heshtje, me mundin, durimin dhe talentin e tyre, ndërtojnë jetën e familjeve dhe të ardhmen e fëmijëve.
Historia e vërtetë e Shqipërisë është historia e njerëzve të punës.
Që lodhen, kontribuojnë dhe dalin në pension, duke u trashëguar brezave shembullin e tyre.
Që me modelin e tyre të të punuarit e të jetuarit me nder, i japin jetë Shqipërisë.
Prandaj, sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe paga e punëtorëve, aq më e fortë bëhet ekonomia.
Sa më i fortë të jetë dhe sa më shumë të dëgjohet zëri i tyre, aq më e drejtë bëhet shoqëria.
Si legjislatore dhe Kryetare e Kuvendit, sot ndjehem më shumë e detyruar, për ligje më të mira për njerëzit, botën e punës dhe nevojat e familjeve punëtore.
Përballë njerëzve të punës, që krijojnë të mirat për familjet e tyre dhe për Shqipërinë, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet”, shkruan Nikolla.
Arena e Lajmit