Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Xhiakomo Vrioni, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe përballë Rapidit të Vienës në sfidën “playoff” për Ligën e Konferencës.
23-vjeçari shënoi në minutën e 27’ për të shkurtuar diferencën me rivalët, duke e çuar rezultatin në 1-2, me anë të një gjuajtje me të majtën dërgoi topin në rrjetë.
Kështu Vrioni shkon në kuotën e 19 golave, po aq sa sulmuesi gjerman i Salzburg, Karim Adejemi. Nëse sulmuesi kuqezi do të gjejë dhe një herë rrjetën, atëherë ai do të bëhet golashënuesi i sezonit në Bundesligën austriake.
Arena e Lajmit
Loading…