Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Lezhë-Milot pranë fshatit Gajush. Sipas të dhënave janë përplasur 3 automjete, e për pasojë kanë marrë lëndime dy fëmijë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.