Në krah të Abazoviç dhe Spiropalit, Rama ndan videon nga takimi me Zelensky në Ukrainë

545454545

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook video nga momenti i takimit me Presidentin e Ukrainës Volodomir Zelensky, në Kiev.

Edi Rama, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kiev. Ata kanë udhëtuar drejt Ukrainës për një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë vizitës në vendin që prej rreth katër muajsh është nën agresionin rus, ata  kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka dhe Irpini, por mes tyre edhe Bucha-n, ku dhjetëra civilë u gjetën të masakruar dhe të lidhur nga forcat ruse.

 

Në krah të Abazoviç dhe Spiropalit, Rama ndan videon nga takimi me Zelensky në Ukrainë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook