Interi do të luajë sot me Udinezen në orën 18:00 dhe Simone Inzagi duhet të zgjedhë formacionin që do të zbresë në fushë për të reaguar pas asaj humbjeje me Bolonjën.
Dilema më e madhe ngelet porta, ku Radu nuk ofron më siguri. Samir Handanoviç nuk e ka kaluar ende problemin në shpinë, por ka pasur përmirësime të dukshme dhe do të jetë dita e sotme ajo që do të japë verdiktin mbi udhëtimin apo jo të sllovenit me pjesën tjetër.
Një tjetër rikuperim “in extremis” do të synohet të jetë Gosens, që gjithsesi vështirë se mund t’i bashkohet skuadrës.
Ndërkohë që të sigurta janë mungesat e Alesandro Bastonit për shkak dëmtimi dhe Hakan Çalhanoglusë për shkak kartonësh, në vendin e tyre priten respektivisht Dimarko e Galjardini, me Vidalin që edhe pse është kthyer nga dëmtimi nuk është ende në formën optimale për të marrë vendin e turkut në mesfushë.
Në sulm, Xheko e Lautaro priten të jenë të besuarit e Inzagit.
Arena e Lajmit