Vrasja e Behar Sofisë/ “Duro vëlla s’ka dalë akoma”, si u zbulua vrasësi, lëvizjet që tradhtuan Ernejt Shytin, zbardhen dëshmitë dhe detaje nga dosja hetimore

Behar Sofia

NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Parë
Ernejt Shyti ishte një djalë i ri, i papunë, që kohën më së shumti e shtynte kafeneve.

Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Mali i Zi, aty ku thuhej se kishte qëndruar në dy vitet e fundit, ku nuk dihej se cilat ishin punët që kishte bërë. Pas ndarjes së prindërve, ai jetonte në Tiranë në një apartament modest me nënën e tij, e cila ushqimin e përditshëm për të dhe djalin e saj e nxirrte duke u çuar herët mëngjeseve, për të punuar si banakiere në një nga lokalet e kryeqytetit.

Mëngjes, që humbi rutinën e vet njëherë e përgjithmonë me arrestimin e djalit të saj të cilin siç do të deklaronte edhe vetë, e kishte lënë në gjumë, por që tani po përballej me lajmin tronditës se i biri kishte kryer një vrasje dhe jo një vrasje çfarëdo, por të një njeriu që konsiderohej i fuqishëm në botën e narkotikëve.

Një vrasje me pagesë, të cilin i biri do ta pranonte edhe përpara hetuesve, të cilët e kishin gozhduar me prova të pakundërshtueshme.

Ekzekutimin e Behar Sofias, të ndodhur më 25 shkurt 2021 në zemër të Tiranës, një eksponenti të rëndësishëm në botën e nëndheshme të krimit.

Klotilda Lakollari, nëna e Ernejt Shytit

Ernejti kishte zgjedhur të mos i tregonte të vërtetën nënës së tij e cila nuk kishte se si ta dinte që biçikleta që i biri kishte ndërruar me shokun e tij kishte shërbyer si mjet që ky i fundit të largohej nga vendi i krimit, por që një dëshmitar okular do të krijonte shpejt për grupin hetues identikitin dhe dinamikën se si autori i krimit që qëlloi mbi Behar Sofinë kish mundur të largohej nga vendngjarja, me anë të një biçiklete.

Dëshmitari

Por ky person i vjetër në dukje sipas dëshmitarit, siç duket edhe në pamjet e ekzekutimit, rezultoi më pas se nuk ishte vetëm se një kamuflim që vrasësi kishte përdorur për të çorientuar hetuesit.

Për të ndihmuar hetuesit shqiptarë në ndihmë erdhën edhe ekspertë britanikë, të cilët shquan se ceni në të ecur ishte vetëm një truk i vrasësit. Shpejt, kamerat e sigurisë, do të fiksonin kudo, lëvizjet e autorit nëpër Tiranë.

Lëvizje të cilat fillonin nga banesa e tij dhe përfundonin me momentin pas vrasjes, ku ai shfaqet për herë të fundit pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Dosja hetimore

Por siç ndodh në të tilla raste, një gabim është ai që tradhton një vrasës. Dhe duket se Ernejt Shyti kreu gabimin fatal, që nuk duhet ta bëjë asnjë vrasës. Atë të hedhjes së sendeve që kishte përdorur gjatë krimit, të cilat i fshehu në një shkurre në afërsi të Liqenit Artificial.

Sende, midis të cilave edhe një telefon me mesazh komprometues, që do të çonte hetuesit për herë të parë, drejt dorës që shtiu ndaj Behar Sofias që do të rezultonte të ishte Ernejt Shyti, por edhe të emrave të tjerë të cilët e kishin shtyrë kundrejt pagesës për të kryer këtë vrasje.

Dosja hetimore

Por ajo që do ta fundoste 24-vjeçarin Ernejt Shyti dhe të pranonte se ishte ai autori i krimit, do të ishin kamerat e sigurisë pranë pallatit ku ai banonte, ku mëngjesin e krimit ai do të dilte me të njëjtën biçikletë me të cilën largohet edhe pas ekzekutimit të Behar Sofias.

Dosja hetimore

Për të qenë të sigurt në lidhje me autorin tashmë të dyshuar të vrasjes së Behar Sofias, grupi hetues, kreu edhe një verifikim të fundit.

Duke kryer analizën e qelizave të telefonit të përdorur nga Ernejt Shyti, që përkonin edhe me banesën ku ai jetonte me nënën e tij, një pallat, jo shumë larg vendit ku më 20 shkurt 2021, ai do të ekzekutonte Behar Sofian.

Dosja hetimore

Pas një kontrolli në këtë banesë, rezulton se kjo hyrje përdorej me qira nga shtetasja Klotilda Lakollari, nëna e Ernejt Shytit. Policia nuk e gjeti në banesë Ernejt Shytin.

Ikja e tij në mënyrë të beftë habiti edhe nënën e tij. Ajo tha për hetuesit se kur u kthye nga puna në banesë, konstatoi se i biri ishte larguar. Por këtë herë, pa e lajmëruar se do të ikte.

Klotilda Lakollari

Por Ernejt Shyti, tashmë në cilësinë e personit të dyshuar të vrasjes së Behar Sofias, nuk gjendej as në Kërrabë, fshat ku familja kishte jetuar me herët. Menjëherë pas krimit, ai nxitoi të largohej nga Tirana, por një taksist, do të zbulonte itinerarin e fundit para se i dyshuari të largohej nga Tirana.

Taksisti

Po kështu, taksisti dha edhe detaje të tjera mbi personin me sjelljen e çuditshme, që atë ditë kishte transportuar me makinën e tij. Ai tha për hetuesit se klienti i tij ishte gjithë kohën i shqetësuar.

Taksisti

Dëshmia e taksistit mbi lëvizjet e fundit të Ernejt Shytit, u përforcuan edhe nga ajo e fatorinos së linjës Krrabë-Tiranë, por edhe nga pamjet filmike të siguruara në terminalin e autobusëve.

Faturino

Vrasja e Behar Sofisë/ “Duro vëlla s’ka dalë akoma”, si u zbulua vrasësi, lëvizjet që tradhtuan Ernejt Shytin, zbardhen dëshmitë dhe detaje nga dosja hetimore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook