Festa e Tiranës për titullin kampion ka sjellë një “firmë live” në skenën e improvizuar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, duke folur para tifozëve, u bëri të qartë se shumë shpejt do të niste puna për të përgatitur pjesëmarrjen në Europë dhe sezonin e ardhshëm.
Një punë e cila niste me rinovimin e trajnerit Orges Shehi, të cilin ai e ka ftuar në skenë për të marrë duartrokitjet e merituara.
“Ja edhe kontrata e parë” tha Halili mes euforisë së tifozëve që përshëndetën në kor Shehin dhe vendimin për të vazhduar në drejtimin e bardhebluve, pavarësisht zërave të shumtë për oferta nga klube të tjera.
Arena e Lajmit
Loading…