Këtë të enjte në afërsi të një kompleksi pallatesh në rrugën e Kavajës në, Tiranë është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe.
Policia ka bërë verifikimet për valixhen e gjetur,. Uniformat blu bëjnë me dije se valixhja është hapur dhe se brenda saj kishte veshje.
Ndërkohë sipas pamjeve, rezulton se është harruar nga një zonjë.
Njoftimi: Në orën 12:20, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh, është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Arena e Lajmit