Tifozët e Romës kane festuar gjatë në Tiranë suksesin në Ligën e Konferencës nga skuadra e tyre e zemrës në “Air Albania” ndaj Fejnord. Por ata kane festuar gjatë edhe në kthimin e tyre në shtëpi.
Me dhjetëra fluturime janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Italisë nga Aeroporti “Nënë Tereza”, i cili për një periudhë të gjatë kohë u kthye në një tribunë të mirëfilltë stadiumi,.
Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihen tifozët e Romës duke pritur radhën në aeroport, por duke mos iu ndarë koreve për skuadrën e zemrës, në një atmosferë festive e shumë të veçantë derisa u larguan nga vendi ynë.
🛫🇦🇱L’entusiasmo dei tifosi della @OfficialASRoma all’Aeroporto di Tirana#ASRoma #Vocegiallorossa #UECL #ConferenceLeague #RomaFeyenoord pic.twitter.com/Vi8MR8zpFp
— VoceGiallorossa.it (@VoceGiallorossa) May 26, 2022
Arena e Lajmit
Loading…