Detaje të reja për ngjarjen që ndodhi sot në Tiranë, ku analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Mësohet se Myftaraj jetonte me nënën e tij, e cila ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, rreth orës 12: 30 në lagjen Ali Demi. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se nëna e tij nuk e ka ditur për aktin që kreu i biri, pasi ndodhej në dhomë tjetër, kur ai u hodh nga dritarja.
Kanë qenë forcat e policisë ato që pasi kanë shkuar në banesë i kanë dhënë lajmin e hidhur. Grupi hetimor ka shkuar në dhomën nga ku dyshohej se ishte hedhur Myftaraj dhe kanë evidentuar dritaren e hapur, teksa kanë mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht ngjarja është klasifikuar si vetëvrasje dhe dyshohet se 60-vjeçari e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Prej pak kohësh Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer dhe me sa duket nuk ka mundur kjo ka sjellë dhe rëndimin e gjendjes psikoligjike.