Në daljet e saj publike ajo zgjedh një pamje zyrtare. Megjithatë, mund të themi se është ndër politikanet që më së miri di sesi t’i kombinojë stilet dhe ngjyrat. Qëkur humbi peshë, Belinda Balluku duket se ka ndryshuar edhe gardërobë.
Ministrja u shfaq të enjten në Parlament me një pamje shumë të freskës, duke ruajtur megjithatë tiparet klasike. Kostumin veror blu ajo e kishte kombinuar me xhaketën e bardhë. Por, pamjen e saj ajo e kishte plotësuar me atlete të bardha.
Duhet thënë se gjithnjë e më shumë jemi duke parë në Parlament ministre e deputete që heqin dorë nga takat dhe zgjedhin të vijnë sport. Ashtu si dhe kemi parë plot femra që nga stili sportiv kanë kaluar tek ai zyrtar. Tashmë është momenti i Ballukut që të relaksohet disi nga kostumi zyrtar e t’ja lejojë vetes këtë komoditet.