Një shtëpi private ka marrë flakë mbrëmjen e të enjtes në zonën pranë Maternitetit të ri.
Forcat policore kanë shkuar shpejt në vendngjarje dhe kanë mundur të vënë nën kontroll flakët.
Burime policore bëjnë të ditur per gazetarin e News 24, Igli Çelmeta se në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6 muajshe.
Foshnja ka ndërruar jetë ne spital, ndërsa gjyshja është në gjendje të mirë.
Nga hetimi i organeve kompetente mësohet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkendijë elektrike.