Kanye West fotografohet nën shoqërinë e dy vajzave të tij simpatike

Kanye West ishte në detyrën e babait teksa u fotografua duke ndjekur ndeshjen e basketbollit të vajzës së tij të madhe North në Los Angeles.

Reperi, 45 vjeç, i cili kohëve të fundi iu është shmangur daljeve publike u pa me veshje sportive tërësisht të zeza dhe çizmet të gjata shoqërohej nga vajza e tij më e vogël Chicago.

Kjo e fundit mbante veshur një kostum sportiv te shkurtër ngjyrë rozë, dhe sandale të bardha. Kanye duke tepër i përkushtuar ndaj vajzave të tij.

Nga ana tjetër, ylli i ndeshjes, North dukej super e gatshme për lojë e veshur me një fanellë të zezë dhe tuta të shkurtra të së njëjtës ngjyrë. Ajo u pa duke ecur me të atin teksa triplonte topin e basketbollit.

Kujtojmë që Kanye ndan vajzat e tij, së bashku me djalin 6-vjeçar Saint West dhe djalin tre-vjeçar Psalm West, me ish-gruan e tij Kim Kardashian.

Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014, por pas gati shtatë vitesh martesë, ylli 41-vjeçar bëri kërkesë për divorc në shkurt 2021.

Kanye West fotografohet nën shoqërinë e dy vajzave të tij simpatike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook