Vajza e Kourtney Kardashian, Penelope, shpërtheu në lot kur zbuloi se mamaja e saj ishte fejuar me Travis Barker.
Në epsideoni e fundit të “The Kardashians”, Kourtney telefonon vajzën e saj Penelope Disick për t’i treguar lajmin e lumtur përpara se të përhapej në internet.
“A do të dish se cila ishte surpriza ime? U fejuam!”- i tha ajo vajzës së saj në pamjet që u transmetuan gjatë episodit të ri. 9 vjeçarja filloi menjëherë të qante dhe më pas i mbylli telefonin nënës së saj.
Kardashian telefonoi djalin e saj Reign, i cili e mori lajmin shumë më mirë se Penelope.
“Penelope e mori shumë keq”, tha Kardashian në episod. “Mendoj se është një ndryshim i madh për të. Dhe edhe pse ajo e do Travisin, mendoj se ajo nuk e di se çfarë do të thotë kjo, e dini?”
Tre fëmijët e Kourtney Kardashian, të cilët ajo i ndan me ish-partnerin, Scott Disick, nuk ishin të ftuar në festën e fejesës, ndërsa fëmijët e Barker, Landon, dhe Alabama, ishin të pranishëm.
Kris Jenner, e cili planifikoi festën, pohoi se nuk kishte asnjë mënyrë për të koordinuar marrjen e të gjithë fëmijëve në Montecito nga Calabasas.
Megjithatë, Kourtney tha se do të donte që fëmijët e saj të kishin qenë atje për festën.
“Unë mendoj se do t’i kishte bërë ata të ndiheshin më të përfshirë në vendim dhe pjesë e befasisë,” tha ajo. “E di që mamaja ime e mori atë vendim dhe ndoshta nuk ishte më e mira e saj.”
Ish-parnteri i saj, Scott gjithashtu konfirmoi në episod se fëmijët ishin “të mërzitur”.
“Ata nuk e kuptuan pse po shikonin TikToks të fëmijëve të Barker dhe nuk ishin atje,” i tha ai Khloé Kardashian, përpara se të ironizonte situatën duke shtuar, “Shpresojmë që ata të jenë të ftuar në dasmë”