“Është promotori i zhvillimeve demokratike shqiptare”/ Tritan Shehu flet në “Dola te Ola” për jetën e tij profesionale: Me Berishën miq që kur punonim si mjekë

Tritan Shehu 1

Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar deputeti Tritan Shehu, i cili ndër të tjera foli edhe për jetën e tij profesionale.

 

Tritan Shehu, me profesion mjek, tha se kalimi në politikë ndodhi pa e kuptuar, “Ishte dëshira për demokraci dhe liri”. Ai rrëfeu momentin kur u bë pjesë e lëvizjes studentore në vitin ‘90, duke theksuar se atëherë nuk e mendonte se do t’i dedikohej politikës në mënyrë të përhershme. Deputeti kujtoi se asokohe të gjithë mendonin se me ndërrimin e sistemit Shqipëria do të ndryshonte brenda 2 deri në 3 vitesh, pa e ditur rrugën e gjatë nëpër të cilën vendi ynë do të kalonte.

Gjatë bisedës teksa në studio u shfaq një fotografi me Sali Berishën, ai tha se me ish-kryeministrin ka qenë mik që në kohën kur të dy punonin si mjekë. Ndërkohë për Berishën si politikan tha, “Lider. Është promotori i zhvillimeve demokratike shqiptare, është dinamik, ka hapësirën e mendimit, ka vizionin afatgjatë”, ndërsa kur Shehu u pyet për Lulzim Bashën zgjodhi vetëm t’i urojë punë të mbarë në rolin e deputetit pa komentuar konkretisht se si e ka parë rrugëtimin e tij në politikë.

Gjatë rrëfimit për jetën profesionale ishin të shumta fotografitë nga takimet që Shehu ka realizuar me personalitete të rëndësishëm të vendit, por edhe botërorë. Një prej tyre ishte edhe fotografia me Papa Françeskun, e cila ishte realizuar kur ai erdhi në Tiranë. “Është shumë njerëzor. Transmeton mirësi dhe besim. Është i jashtëzakonshëm”, ishin këto fjalët me të cilat Tritani zgjodhi të përshkruajë takimin e tij me Papën.

 

“Është promotori i zhvillimeve demokratike shqiptare”/ Tritan Shehu flet në “Dola te Ola” për jetën e tij profesionale: Me Berishën miq që kur punonim si mjekë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook