“Rastësisht në gushtin e vitit ‘80..”, Tritan Shehu zbulon në “Dola te Ola” se si është njohur me bashkëshorten e tij: Është një grua e mrekullueshme

Fo

I ftuari i parë në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte deputeti Tritan Shehu.

Teksa nisi të rrugëtojë nëpër kujtime me anë të fotografive, deputeti rrëfeu se prindërit e tij janë ndarë nga jeta disa vite më parë, por prej tyre ai padyshim ka kujtime të pashlyeshme. Ai tregoi se është rritur në një familje normale, por që e ka dashur shkollën e studimin, dhe gjithmonë ka transmetuar ndjenja të forta patriotike.

Tritan Shehu tha se prindërit e tij të ndjerë e kanë rritur atë dhe vëllain e tij me koncepte demokratike, “Jemi edukuar me dëshirën për të kontribuar në fusha të ndryshme, për të qenë aktivë, për të tentuar të ndryshojmë edhe realitete jopozitive. Prindërit janë përpjekur të ngjallin këto ndjenja te ne, të cilat kishin të bënin me koncepte demokratike dhe frymë perëndimore”.

Tritan Shehu foli në program edhe për familjen që ai ka krijuar me bashkëshorten e tij. Ai zbuloi se ata janë njohur rastësisht në gushtin e vitit ’80 në qytetin e Durrësit, teksa ajo ndodhej me një mikun e deputetit dhe partneren e këtij të fundit. “Është një grua e mrekullueshme. Dy djemtë e kanë shoqe, nënë, udhërrëfyese. Është personi kryesor në jetën time dhe të dy djemve tanë”, tha ai, fjalë të bukura këto kur i dëgjon, të cilat me siguri e kanë emocionuar edhe Aidën, bashkëshorten e deputetit.

Një moment i bukur në studio ishte edhe kur Tritan Shehu mori një videomesazh surprizë nga djali i tij që ndodhet në Gjermani. Ai rrëfeu se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të dy djemtë e tij, teksa zbuloi se djali i madh është jurist, ndërkohë i vogli mjek.

Tritan Shehu gjatë bisedës tregoi se Endri dhe Stefi Prifti janë këngëtarët e preferuar të bashkëshortes së tij, ndaj vëllezërit korçarë zgjodhën që deputetin dhe Aidën t’i përshëndesnin me këngën “I dua lulet në dritare”, duke dhuruar një atmosferë shumë të bukur në studio.

“Rastësisht në gushtin e vitit ‘80..”, Tritan Shehu zbulon në “Dola te Ola” se si është njohur me bashkëshorten e tij: Është një grua e mrekullueshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook