Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në një ekspozitë të veçantë në akuarel, nga piktori i mirënjohur shqiptaro-amerikan, Sergio Bitiçi.
I shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, kreu i selisë blu ka vlerësuar figurën e Bitiçit, i cili ka qenë veprimtar i çështjes shqiptare dhe ka advokuar përherë vlerat e një atdhetari të shquar.
POSTIMI I BERISHËS:
Miq, keto dite ne mjediset e “Piano Bar Piaca” piktori i mirënjohur shqiptaro-amerikan dhe veprimtari i shquar i çështjes shqiptare, Sergio Bitiçi, ekspozoi disa nga krijimet e tij me te bukura ne aquarel. Sergio Bitiçi eshte nje personalitet i suksesit. Ai i ka kushtuar jeten e tij biznesit te sukseseshem ne Neë York, ceshtjes shqiptare, lirise se Kosoves dhe demokracise ne Shqiperi, per te cilat ai dhe vllezerit e tij kane dhene ndihmese te çmuar.
Por nje fushe tjeter suksesi ne te cilen Serxhio Bitiçi ka treguar talent te veçantë dhe te admirueshëm, eshte piktura ne aquarel ne te cilen ai ka bashkepunuar me piktore te medhenj te kohes. Ekspoziten e tij e kuroi piktori yne i mirnjohur, Buron Kaceli dhe moren pjese piktore te mirnjohur, shkrimtare, gazetare e miq te autorit. Me kete rast le t’i urojme ne sebashku Serxhio Bitiçit suksese edhe me te medha. sb