“Çmimet po rriten”, Tritan Shehu: Fermerët në Gjirokastër morën vetëm 70 % të naftës! Krifca: Në tri vitet e fundit janë investuar 7.3 mln euro, verifikojeni

Tritan Shehu

Tritan Shehu në fjalën e tij në Kuvend u shpreh kritik ndaj qeverisë, ndërsa theksoi se nuk kanë marrë asnjë masë dhe se qytetarët po përballen vetëm me rritje të çmimeve.

Ndërsa foli për projektligjin për bujqësinë, Shehu tha se mazhoranca ka marrë masa për t’i ardhur në ndihmë fermerëve.

Gjithashtu Shehu u shpreh kritik edhe ndaj ‘Open Balkan’.

Nga ana e saj ministrja Frida Krifca tha se po tjetërsohet edhe qëllimi i seancës. E ndalur tek denoncimi i deputetit, Tritan Shehu, i cili tha se fermerëve të Gjirokastrës u është dhënë vetëm 70 % e naftës, ndërsa 30 % tjetër nuk dihet se ku ka shkuar, Krifca tha se në tri vitet e fundit në këtë qytetet.

“Në këtë seancë po tjetërsohet qëllimi që ishte mbrojtja e ligjit apo rrëzimi i ligjit dhe po shpërndahemi duke folur për çështje që nuk janë. Në Gjirokastër vetëm në tre vitet e fundit janë 7.3 mln euro investime dhe nëse doni t’i shihni i keni online”, tha ajo.

“Çmimet po rriten”, Tritan Shehu: Fermerët në Gjirokastër morën vetëm 70 % të naftës! Krifca: Në tri vitet e fundit janë investuar 7.3 mln euro, verifikojeni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook