Glesion Bremer është objektivi i deklaruar prej kohësh për mbrojtjen e Interit, por Torino nuk kishte ndërmend të hiqte dorë kollaj nga braziliani, aq sa jo pak herë ua ka bërë të qartë zikaltërve se për të nuk do të mjaftonin 25 milionë euro. Mirëpo, siç ka zbuluar e përditshmja “Tuttosport”, e gjitha është e kotë nga ana e klubit torinez, pasi ka dalë në dritë klauzola e largimit të Bremerit, në kontratën e firmosur gjatë këtij viti.
Gjithmonë sipas së përditshmes, 15 milionë euro është vlera për të cilën Torino ka rënë dakord që lojtari të largohet në rast ofertash, përveç premtimit verbal që presidenti Kairo i ka dhënë mbrojtësit se nuk do të bëhej pengesë për të ardhmen e tij.
Kështu Interi në mungesë akordi me Torinon, mund të bindë Bremerin dhe të detyrojë “Granatat” ta lirojnë për shifrën e caktuar, duke siguruar prapavijën, aq më tepër nëse Bastoni largohet drejt Anglisë, ku klubet e Mançesterit dhe Totenhemi e duan.
Arena e Lajmit
Loading…