Te Tirana mungonte Redon Xhixha, por lojtari ishte i pranishëmnë sfidën mes dy skuadrave si ish i Laçit.
– Fishekzjarrë në fushë, të hedhur nga tifozët e Laçit para dhegjatë nisjes së sfidës në Kurbin. Sende pa fund nga tifozët kurbinas në minutën e 57-të, aq sa gjyqtari ndalon ndeshjen dhe ikërkon kapitenit të Laçit të flasë me përkrahësit.
– Në minutën e 66-të, arbitri ndal lojën, sepse në fushën e Tiranës është hedhur një karrigee plotë. Një gjë e tillë ndodhsërish më vonë.
– Protesta të ashpra nga lojtarët e Laçit dhe stafi i kurbinas vepër një anësore në favor të Tiranës. Edhe Seferi ankohet te gjyqtari për lojë të rëndë.
– Në minutën e 69-të, Velkoski dhe Najdovski përplasen menjëri-tjetrin dhe bien në fushë. Ndërhyrje e menjëhershme e mjekëve, sepse lojtarët janë dëmtuar, ndërsa Najdovski fashohet në kokë. Maqedonasi luan i gjakosur. Ndërsa në fund të pjesës së dytë largohet për disa çaste nga fusha për të fshirë gjakun që i rridhte.
– De Silva i Tiranës lë lojën që në minutën e 35-të. Shkak është bërë një tërheqje në pulpë për sulmuesin brazilian. Nuk u pa qartë se çfarë e shkaktoi dëmtimin e sulmuesit kryesor të bardhebluve. Gjithsesi, nuk dihet nëse është një dëmtim i thjeshtë apo sulmuesi rrezikon sfidën e ardhshme.
– Ndeshja e dytë për Tiranën që dështon të marrë pikën e titullit. Paçka se ishin mprehur, bardheblutë morën humbjen e dytë rresht, si asnjëherë tjetër këtë sezon.
– Minutat e fundit të lojës Orges Shehi dorëzohet dhe ulet në pankinë. Një gjë të tillë bën edhe në fund të ndeshjes.
Arena e Lajmit