FOTO+VIDEO/ Futbollisti i njohur shqiptar i jep fund beqarisë, publikohen pamjet nga ceremonia

Një tjetër çift i njohur i estradës kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Bëhet fjalë për futbollistin e kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj dhe partneren e tij Dorina Podrimja. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram. Ai ka ndarë më ndjekësit disa foto dhe një video pas ceremonisë së kurorëzimit të tyre.

“Officially Mr & Mrs Hadergjonaj,”– shkruan Florenti krahas postimit.

Me çfarë shihet nga fotot çifti janë celebruar vetëm në mënyrë zyrtare. Mirëpo mesa duket nuk do të mbarojë me kaq pasi sipas një story të Dorinës, çifti po përgatitet për një festë të madhe.

Ju kujtojmë që Florent Hadergjonaj përpos kombëtares së Kosovës ai luan për skuadrën turke Kasımpaşa, i pozicionuar si mbrojtës i djathtë.

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO+VIDEO/ Futbollisti i njohur shqiptar i jep fund beqarisë, publikohen pamjet nga ceremonia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook