I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Whatsapp Image 2022 07 09 At 9.11.26 Am

TIRANË

Me armë zjarri në banesë, vihet në pranga 33-vjeçari. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– V. S., 33 vjeç, banues në Zall-Mner, Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. S., në rrugën “Fan Noli”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook