Goditi me thikë disa herë në trup nënën/ Djali mes lotësh nga gjykata: Isha rëndë psikologjikisht, dua dënim maksimal!

Whatsapp Image 2022 07 09 At 11.32.56 Am

Gjykata e Fierit ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 30 vjecarin Klodian Çobaj, autori i plagosjes me thikë të nënës së tij, Donika Çobaj. Ngjarja ndodhi në datën 5 korrik në Dukas të Patosit.

Masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat, pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore, por edhe masat e sigurisë.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë ka shfaqur pendese përpara togave te zeza. Burimet brenda gjykatës Fier bëjnë me dije për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ervis Kuçi se 30-vjeçari Klodian Cobaj ka thënë se e ka qëlluar nënën e tij në kushte të rënda psikologjike. Duke qarë gjatë gjithë seancës ai ka kërkuar t’i jepet dënimi maksimal për këtë vepër të rëndë.

I riu u shpreh se nuk mbante mend rrjedhën e ngjarjes kur plagosi me thikë nënën e tij. Pavarësisht rrëfimit të tij, nuk mësohet se cili është shkaku që e çoi Klodjan Çobaj në këtë vepër të rendë penale

Gjyqtari i çështjes ishte Taulant Banushi dhe Prokuror Hysen Ajasllari. Togat e zeza pasi kanë dëgjuar prokurorin e çështjes dhe të pandehurin vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Arena e Lajmit

Goditi me thikë disa herë në trup nënën/ Djali mes lotësh nga gjykata: Isha rëndë psikologjikisht, dua dënim maksimal!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook