“Do marrim 50 mln lekë nëse e vrasim”/ Si u rekrutua Ernejt Shyti për të vrarë Behar Sofinë. Takimet me porositësit dhe roli i “Bajlozit’

Sofia 3

NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Dytë

Ernejt Shyti u arrestua vetëm dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim.

I gjendur përballë fakteve kokëforta, siç shikohet edhe në këto pamje, ai rrëfeu nga vendi i krimit pranë Lanës se si qëlloi ndaj Behar Sofias, por edhe se kush ishin personat që e kishin dorëzanë dhe ishin të interesuar për eliminimin e bosit të drogës.

Ai tregoi në hetuesi, sesi miku i fëmijërisë, Xhuliano Visha i propozoi fillimisht vrasjen e Behar Sofias.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Në Shënjestër”, dyshimet janë se Behar Sofia mund të jetë vrarë për probleme që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike.

Një personazh që nuk ishte edhe aq i panjohur në ambientet ku krimi qarkullonte.

Behar Sofia nga Berati, ishte lakuar herët për lidhje me bosë të drogës, por akuzat asnjëherë nuk ishin provuar. Kohët e fundit thuhet se ishte tërhequr nga aktiviteti dhe jetonte një jetë të qetë.

Nuk kishte marrë asnjë masë për sigurinë e tij. Madje, qetësisht dilte për shëtitje ne zemër të Tiranës, ku edhe banonte, sikurse veproi ditën kur e qëlluan për vdekje.

Pavarësisht se njihej për përfshirje në trafiqe të paligjshme, kishte mundur falë lidhjeve të tij të fuqishme, t’ia hidhte pa u lagur me drejtësinë.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Po për t’u kthyer te vrasja e tij në zemër të Tiranës, cilët ishin personat e përfshirë dhe roli i tyre në eliminimin e Behar Sofias.

A është dikush tjetër edhe më lart që urdhëroi ekzekutimin e bosit të drogës që kamuflohej edhe si biznesmen?

Sipas dinamikës së ngjarjes, ai që do të zbërthehej shpejt do të ishte vetë Ernejt Shyti i cili u arrestua mbrëmjen e 12 marsit 2021 në Malin e Zi.

Gjatë marrjes në pyetje, Ernejt Shyti pranoi se ishte ai vrasësi i Behar Sofias, por jo vetëm kaq.

Ai tregoi edhe emrat e personave që e kishin kontraktuar për të kryer këtë vrasje, ku lidhja e parë ishte shoku i tij Xhuliano Visha.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

24-vjeçari tha më tej se Xhuliano e kishte prezantuar edhe me dy persona të tjerë,

të cilët kishin pasur role të mirëpërcaktuara në vëzhgimin dhe eliminimin e Behar Sofias ku një ndër ta do të rezultonte të ishte edhe Leonard Xhixha.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Sipas dosjes hetimore, Ernejt Shyti deklaroi se ‘Dajo’, në këtë rast Skënder Vathi, e kishte instruktuar disa herë në makinën e tij, se si ta kryente vrasjen e Sofias.

Makinë ‘Fiat Punto’, ku edhe Skënder Vathi u ndalua nga policia bashkë me Leonard Xhixhën. Ndërkohë që Ernejt Shyti tregoi edhe se si e mori propozimin nga Xhuliano Visha, për vrasjen e Behar Sofias.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Sipas Ernejt Shytit, edhe pse përgatitjet nga grupi organizator për eliminimin e Behar Sofias, kishin kohë që kishin nisur, ai vetë ishte kontaktuar vetëm së fundmi nga grupi. Kjo pasi Xhuliano Visha ishte tërhequr nga ekzekutimi.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Porosia ishte e qartë. Tashmë, Ernejt Shyti, do të ishte dorasi i Behar Sofias.

Dhe për këtë arsye ai duhet të njoftonte kreun e grupit për çdo lëvizje që do të kryente.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Për të kryer krimin perfekt, Ernejt Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij, u angazhuan edhe në sigurimin e mjeteve, ku në skenë tashmë del emri i Bujar Nezës i cili do të kishte rolin e koordinatorit, lidhjes së porositësve të vrasjes me Xhuliano Vishën si edhe gjetjes së armës së krimit.

Një hajdut profesionist biçikletash që do të merrej po vetë edhe me sigurimin e biçikletës, me të cilën Shyti do të lëvizte para dhe pas krimit. Për të siguruar këtë biçikletë ata kishin udhëtuar së bashku drejt Krujës.

Ndërkohë që Bujar Neza ishte caktuar t’i çonte pas vrasjes në banesë Ernejt Shytit edhe shpërblimin për ekzekutimin që do të kryente.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Ndërsa po lyente biçikletën, Xhuliano i kërkon Ernejtit të provonte të qëllonte me armë, një siguri më shumë për të goditur në shënjestër, viktimën e tyre.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Por kjo nuk do të ishte prova e parë dhe e vetme që Ernejt Shyti duhet të kalonte.

Grupi organizator i vrasjes kishte nevojë për besim dhe për t’u bindur ata krijuan një inskenim.

Me qëllim për ta sprovuar se sa i gatshëm dhe efikas ishte njeriu i tyre për të kryer vrasjen, ata e nxorën Ernejt Shytin në pritë disa ditë përpara se krimi të kryhej në të vërtetë. Provë, të cilën mesa duket ai e kaloi me sukses, duke krijuar bindjen te organizatorët se ai do ta kryente krimin në momentin që ata do ta lajmëronin.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Të bindur tashmë te njeriu i tyre, porositësit e vrasjen kishin nevojë edhe për një garanci të fundit. Të matnin pulsin e tij për të mos i lënë asgjë rastësisë ndërkohë që dita e vrasjes po afrohej.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Sipas grupit hetimor plani për eliminimin e Behar Sofias, kishte nisur rreth muajit shtator, të vitit 2020.

Por duke qenë se preja e atentatit jetonte në një pallat në qendër të Tiranës, të survejuar nga kamerat e shumta dhe policia, ata po hasnin vështirësi në organizimin e vrasjes.

Ndaj për këtë qëllim, vrasja e Behar Sofias kërkonte një studim të hollësishëm prej tyre. Është ky moment sipas grupi hetimor, kur persona të paidentifikuar por që pretendohet të jenë porositësit e vrasjes, ia ngarkojnë këtë punë Jemin Sherës, i cili njihet në rrethet kriminale edhe me pseudonimin ‘Bajlozi’.

Personi i cili do të organizojë edhe grupin e eliminimit të shënjestrës.

Profili i Jemin Sherës si një nga porositësit e vrasjes së Behar Sofias, u evidentua edhe nga pamjet filmike të siguruara ditën e krimit rreth vendit të ngjarjes, ku ky i fundit vihet re teksa qëndron mëngjesin e vrasjes ulur në një tavolinë me Skënder Vathin, në një nga lokalet pranë pallatit të viktimës.

Ndërsa pamjet shquajnë momentin kur Shera i kalon Vathit diçka në duar.

Dosja hetimore

Sipas grupit hetimor, fillimisht Jemin Shera ka kontaktuar për vrasjen Bujar Nezën, i cili, rezulton se ishte njohje dhe lidhje e drejtpërdrejtë e Sherës.

Fill pas këtij momenti, Bujar Neza i ka prezantuar Jemin Sherës, Xhuliano Vishën

që vinte si njohje e Skënder Vathit dhe Leonard Xhixhës, të dy dajë e nip, por që ndërkohë ishte edhe shok fëmijërie me Ernejt Shytin.

Visha, që do të ishte fillimisht këmbëza e atentatit, por që me tërheqjen e tij këtë rol do ta merrte shoku i tij, Ernejt Shyti. Siç do të rrëfente edhe vetë më pas në prokurori, Ernejt Shyti doli për ditë me radhë në kërkim të presë së tij.

Derisa ditën e tetë, Skënder Vathi, në këtë rast ‘Daja’ i bëri me shenjë, që shënjestra ishte përballë tij, por duke qenë se nuk ishte gati psikologjikisht, Shyti tregoi për hetuesit se priti edhe 8 ditë të tjera, për të kryer ekzekutimin.

Ndërkohë që nuk e dinte ende se kush ishte viktimat e tij dhe rëndësia që kishte.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Ernejt Shyti tregoi më tej se e kishte lënë të takohej me ‘Dajën’ pas krimit, por ky i fundit nuk u paraqit në takim.Ndërsa menjëherë pas krimit, ai vendosi të niset drejt Malit të Zi.

Ernejt Shyti- I penduar i drejtësisë

Sipas grupit hetues bazuar edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë, por edhe pamjeve filmike, tashmë dinamika e vrasjes së Behar Sofias ishte e qartë për ta.

Dosja hetimore

Nga një analizë e rezultateve hetimore deri tani del se ekzekutori i Behar Sofisë ka qenë Ernejt Shyti. Për këtë ai është bindur nga Xhuljano Visha, që e ka shtyrë të bëjë këtë vrasje kundrejt shpërblimit, si dhe ka siguruar armën dhe mjetin biçikletë me të cilën ka lëvizur ekzekutori. Organizator i vrasjes deri në këtë pikë të hetimit është Skënder Vathi (Daja) në bashkëpunim dhe i ndihmuar nga shtetasi Leonard Xhixha, të cilët kanë kontaktuar Xhuljano Vishën dhe i kanë kërkuar të gjejë një person që të kryejë vrasjen e shtetasit Behar Sofia.

Po kështu Vathi dhe Xhixha kanë asistuar ekzekutorin në njohjen e viktimës dhe kanë ruajtur lëvizjet e tij para dhe ditën e ngjarjes.

Siç shikohet edhe në këto foto të siguruara ‘Në shënjestër’, Ernejt Shyti dalloi në prokurori midis personave të tjerë, edhe Skënder Vathin.

Duke bindur hetuesit se ai është i vërtetë në thëniet e tij, tashmë si bashkëpunëtor i drejtësisë. Ndërkohë që pranoi se për vrasjen ai do të merrte një shpërblim prej 5 milionë lekësh.

Dosja hetimore

Aktualisht pas hekurave për vrasjen e Behar Sofias, krahas Ernejt Shytit, ndodhen edhe Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha. Ndërkohë që asnjë prej tre të fundit, nuk ka pranuar të flasë për drejtësinë.

I vetmi që ndodhet jashtë hekurave të qelisë, është Jemin Shera. Arrestimi i të cilit mund të zbardhë ndoshta të vërtetën për ekzekutimin që tronditi Tiranën.

Por pyetja që lind, është: ‘a është ky porositësi i vërtetë i vrasjes së Behar Sofias’? Apo dikush tjetër qëndron më lart se ai?

“Do marrim 50 mln lekë nëse e vrasim”/ Si u rekrutua Ernejt Shyti për të vrarë Behar Sofinë. Takimet me porositësit dhe roli i “Bajlozit’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook