“Investcorp” tërhiqet, blerësi i ri viziton Milanon dhe zonën e stadiumit/ Gati të firmosë akordin

Mohamed Al Ardhi, presidenti i “Investcorp”, ka bërë të ditur përmes profilit të tij në “Twitter” se fondi arab nuk ka arritur marrëveshje me homologët e “Elliott”- it për blerjen e Milanit dhe për këtë arsye akordi nuk është mbyllur. Ky ishte mesazhi i tij për të gjithë të interesuarit:

Redbird-ac-Milan

“Sapo kemi diskutuar me fondin ‘Elliott’ për një investim të mundshëm në klubin e Milanit. Siç mund të ndodhë në këto raste, një marrëveshje nuk është gjetur dhe ne kemi rënë dakord reciprokisht për mbylljen e bisedimeve. I urojmë Milanit më të mirën për sezonin e ardhshëm dhe më tej”.

BLERËSI I RI – Tërheqja e arabëve nuk është pa shkak. Arsyeja është fondi “Red Bird”. Thuhet se amerikanët kanë ofruar më shumë sesa 1.18 miliardë eurot që vunë në “pjatë” sheikët. Në fakt, 1,3 miliardë euro është oferta e “Red Bird” për 70 për qind të aksioneve kuqezi. 500 milionë të tjera do të derdhen në arkat e fondit “Elliott” në momentin që do të sigurohet akordi për stadiumin e ri. Shifra joshëse dhe besueshmëri më e lartë pasi amerikanët e zotërojnë shumën e nevojshme për blerjen, ndërkohë që “Investcorp” do ta siguronte shumën nga një grup investitorësh.

AMERIKANËT NË QYTET – Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, themeluesi i “Red Bird”, Xherri Kardinale, ndodhet në Milano dhe gjatë javës pritet nënshkrimi që do të shënojë fillimin e kalimit të Milanit nga “Elliott” (në Milano është edhe Paul Singer) për fondin e investimeve amerikane.

Fondi “Elliott” nuk do të largohet menjëherë nga skena, por do të mbetet në Milano me një pakicë të aksioneve prej rreth 30 për qind. Figura e Xhorxh Furlanit, menaxher portofoli i fondit të familjes Singer, do të qëndrojë në bordin drejtues të Milanit dhe do të vazhdojë të mbetet brenda të njëjtit funksion.

Arena e Lajmit


Loading…

“Investcorp” tërhiqet, blerësi i ri viziton Milanon dhe zonën e stadiumit/ Gati të firmosë akordin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook