“Jemi shumë pranë maksimumit, e kemi merituar”, Ançeloti flet para finales ndaj Liverpulit: E kam vendosur formacionin

Reali i Madridit do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në përballjen kundër Liverpulit në finalen e Ligës së Kampioneve. Përpara sfidës në konferencën për shtyp trajneri i “Los Blancos”, Karlo Ançeloti është ndalur për të komentojë rëndësinë e sfidës dhe pritshmëritë në këtë finale ku përball do të gjejë teknikun gjerman Jurgen Klop.

546546456

 

Gjendja e lojtarëve?- Edhe në 2014-tën kemi pasur lojtar me probleme, por kemi fituar gjithsesi. Nëse një futbollist ndjen shqetësime do të thotë se nuk dihet të luaj. Nëse zbret në fushë  do të thotë se e meriton të jetë aty, është një finale të gjithë do të japin gjithçka kanë.

Ankesat e Klop lidhur me fushën?- Nuk e dija që e kishin ndryshuar, nuk e kemi provuar ende. Nuk e di nëse ai ka të drejtë.

Çfarë ka ndryshuar që kur u larguat nga Evertoni?- Është një kontrast i madh. Një telefonatë nga Perezi ndryshoi gjithçka. Finalja është një sukses i madh për ne të arrish këtu është shumë e rëndësishme sepse tregon që sezoni ka qenë shumë i mirë. Jemi shumë pranë maksimumit. Skuadra është e qetë, e dinë sesi trajtohen të tilla ndeshje, lojtarët e vjetër do të ndihmojnë ata të rinj.

Çfarë ndryshon nga finalja e parë me Realin?- Çdo ndeshje ka historinë e saj, një strategji më vete. Ndoshta jemi më pak të shqetësuar, ajo finale ishte fillimi i ciklit ku luajtëm 4 finale Championsi në 5 vite.

I lumtur ?- Më ka pëlqyer shumë ky sezon, vazhdoj ta shijoj së bashku me lojtarët e mi. Jam shumë i lumtur, jam i sigurt, nesër pasdite do filloj të shqetësohem. Këto mendime mund t’i mposhtim me forcën e grupit, duhet të tregojmë kualitetin tonë, e kemi bërë gjithë sezonin, lojtarët e kanë atë që duhet për të bërë diferencën.

Formacioni?- E kam vendosur, por nuk e them.

Rivaliteti nga kohërat e Evertonit?- Kanë një rivalitet të madh me Liverpulin, kam kujtime të bukura nga ana blu e qytetit. Shpresoj që nesër do të na mbështesin.

Finalja e pestë e Championist?- Nuk mund të kontrollohen finalet, është e pesta dhe kam një kujtesë të mirë të të gjitha atyre që kam luajtur. Është e çuditshme kur e mendon por në finalen që kam luajtur më mirë aty edhe kam humbur, ajo e 2005-ës. Nuk do t’i them lojtarëve të mos luajnë mirë, por duhet të jemi gati dhe të përgatitur. Do ët shkojmë për të bërë më të mirën, por nuk jam i  bindur që kaq mjafton për të fituar. Në futboll ka diçka që nuk mund të kontrollohet, duhet të shijojmë çdo moment deri në fërshëllimën finale të arbitrit, pas ndeshjes është një histori tjetër.

Fitore të merituara?- E kemi merituar ardhjen deri këtu, kemi treguar kualitet, por kaq nuk mjafton në futbollin modern. Skuadra duhet të gjejë ekuilibrin e duhur. Historia e këtij klubi dëshmon se ne dimë të sillemi në momentet e vështirësisë. Fitoren duhet ta meritojmë nesër.

Mane?-Duhet të kesh guxim të flasësh për merkato sot. Nuk flas për lojtarët e skuadrave të tjera , por është një lojtar i madh.

Arena e Lajmit


Loading…

“Jemi shumë pranë maksimumit, e kemi merituar”, Ançeloti flet para finales ndaj Liverpulit: E kam vendosur formacionin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook