Melisa Sata, ish-bashkëshortja e Kevin Princ Boateng, vazhdon pushimet e saj në jugun e Italisë dhe herë pas here poston në rrjetet sociale foto nga vendet piktoreske.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve të saj janë tatuazhet e fundit të Sata, e cila i ka shtuar koleksionit edhe dy yje.
Këtë radhë janë më të veçantë pasi janë tatuazhe pranë vendit intim, duke u kthyer në një temë diskutimesh mes ndjekësve të shumtë në postimet e saj.