Aktualisht është një ndër pikat e forta të Milanit, por për të fituar besimin e trajnerit, Pier Kalulusë i është dashur të gënjejë. Diçka të tillë e ka bërë në debutimin e tij si kuqezi që ndodhi në ndeshjen e Ligës së Europës kundër Sparta Pragës në sezonin e kaluar.
Duke folur për atë moment, francezi ka zbuluar: “Hera ime e parë si titullar erdhi vonë. Ndodhi në transfertë me rastin e ndeshjes kundër Sparta Pragës. Kisha 4 muaj që nuk luaja sepse stafi mendoi se kisha një plan përshtatjeje fizike dhe taktike. Në Itali zhvillohet një lojë shumë e ndryshme nga Franca, më duhej ta kuptoja. Trajneri besonte se kishte lojtarë më të mirë se unë në atë kohë dhe ndër ta ishte një djalë që luante më mirë. Aty vendosa të shtrëngoj dhëmbët dhe luajta ndeshjen e Ligës së Europës si mbrojtës i majtë”.
Por çfarë kishte ndodhur më herët? Siç thamë, Kalulu kishte gënjyer dhe gënjeshtrën e ka justifikuar me këtë tregim: “Gjatë stërvitjes në atë javë, trajneri më pyeti: ‘Ke luajtur ndonjëherë si mesfushor apo në krah të djathtë?’ Unë i thashë ‘po, nuk ka problem’, por do të përgjigjeshaashtu pa marrë parasysh edhe nëse do të më kishtekërkuar të luaja në qendër (qesh). Në Lion u stërvitapër të qenë më i miri në çdo pozicion, edhe në mesfushë. Ne ndeshjen time të parë isha aq i fokusuar sa nuk e ndjeva presionin. Edhe sot do të vrapoja si atëherë, do të përpija çdo fije bari. Debutimi im shkoi shumë mirë dhe trajneri e kuptoi se sa shpejt vrapoja dhe se cila ishte forca ime, pavarësisht qëpa dyshim kishte gjëra për të përmirësuar”.
Arena e Lajmit
Loading…