Analisti Artur Zheji është përplasur me ish-deputetin socialist Alket Hyseni në studion e “Open”, pas një rrëfimi të tij, ku tha se në Tiranë po pastrohet miliona euro para të pista nëpërmjet ndërtimit të pallateve.
“Unë mund të them se ka në Tiranë sot njerëz që vijnë nga Anglia dhe blejnë kate të tëra pallatesh dhe s’iu plas për asnjë”, tha Zheji, ndërsa Hyseni ju përgjigj se diçka e tillë është e pamundur pasi fiskalizimi ka dhënë sukses.
DEBATI
Zheji: Unë mund të them se ka në Tiranë sot njerëz që vijnë nga Anglia dhe blejnë kate të tëra pallatesh dhe s’iu plas për asnjë
Hyseni: Nuk mund të lëshojmë shashka ne
Zheji: Lëre shkashkën time dhe hidh bombën tënde
Hyseni: Nuk ka shanse të blej njeri 330 metra pa deklaruar
Zheji: More jo 300 metra po 1500 metra pa deklaruar.
Hyseni: Ju i harroni lejet e drejtimit online, i harroni lejet dhe licenca online, dikur jepeshin miliona…Procedurat doganore i keni online. Me populizëm nuk luftohet korrupsioni.
Zheji: Mos u ndje mbrojtës i fjalës së lirë dhe drejtësisë që po e mbyt këtë vend, që e ka çuar këtë vend në fundin e listët së moralitetit. Shumë pjesë të fiskalizmit janë shumë të mira, por po bëhet një centralizimi i të gjithë fiskalizimit të të gjithë të ardhurave dytësore. Dhe ato 5-6 apo 7 duar që filtrojnë të gjithë atë informacion ata janë kupola. Ke një reformë që po kap cironka dhe ke një kupolë që kontrollon të gjithë sektorin e parasë. Në këtë moment mbyllet rrethi. Krijohet kasta dhe mbahet pushteti që të krijojë para dhe pushtet çdo katër vjet. Po bën një gjë të tmerrshme, po centralizon dhe sot në publik dëgjon se është zhdukur paraja dhe shpërndahet në një rreth të ngushtë.
Hyseni: Si të majtë që jemi jam dakord që duhet të ketë debat për shpërndarjen e parave.