Kombëtarja Shqiptare ka nisur menjëherë nga përgatitjet për tre ndeshjet që do të luhen në qershor.
Tekniku Edi Reja ka organizuar seancën e parë stërvitore, e cila u zhvillua në Durrës. Aty morën pjesë 28 lojtarë, ku shtatë prej tyre ishin nga Kombëtarja U-21.
Eljon Toçi, Serxhio Kalaj, Kevin Haveri, Erdis Kraja, Adrian Bajrami, Mario Mitaj dhe Armando Dobra do të jenë në dispozicion të Kombëtares A deri sa të fillojë grumbullimi i asaj U-21.
Siç bën me dije FSHF, Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla do të jenë lojtarët të cilët do t’i bashkohen nesër grupit, ndërsa Vrioni do të bashkohet me 31 maj. Për sa i përket Armando Brojës, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pritet të vendoset se kur do të jetë në dispozicion të Kombëtares.
Arena e Lajmit
Loading…