Drake ka shtyrë shfaqjen ‘Young Money Reunion’, pjesën e fundit të eventit të tij tre-ditor të quajtur “October World Weekend”, e cila do të mbahej në Toronto. Të hënën (1 gusht) – ditën e planifikuar për shown – reperi postoi një status në Instagram duke zbuluar se ai ka rezultuar pozitiv me COVID.
Ai konfirmoi se ribashkimi, i cili përfshin Nicki Minaj dhe Lil Wayne, do të riplanifikohej “në datën më të shpejtë të mundshme” dhe përfundoi statusin e tij duke shprehur se ndihet shumë keq që po zhgënjen fansat. Por ylli kanadez shtoi se kur të rikthehet në skenë do japë gjithçka, përveç Covid-it.
“Jam vërtet i dëshpëruar të them se kam dalë pozitiv në testin për Covid dhe shfaqja ‘Young Money Reunion’ e planifikuar për sonte po riplanifikohet në datën më të shpejt të mundshme. Unë do ta zbulojë datën e re sapo ta vendosim. Deri atëherë, shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm dhe ju dua të gjithëve, më vjen shumë keq që ju zhgënjeva në fundjavën tonë së bashku dhe në momentin që do të rezultoj negativ, do t’ju jap gjithçka në skenë (përveç Covid-it).”-shkroi Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham.
“October World Weekend” i Drake ishte një festival tre-ditor që filloi më 28 korrik me performancën “All Canadian North Stars” dhe vazhdoi më 29 me një shfaqje me Lil Baby dhe Chris Brown. Shfaqja e së hënës mbrëma ishte planifikuar të përfundonte serinë e shfaqjeve në ‘Budweiser Stage’ në Toronto. Për shfaqjen “Canadian North Stars”, Drake ftoi Nelly Furtado (muzika e së cilës ai e vlerësoi duke thënë se “më ndryshoi shumë jetën”) për një performancë të rrallë të hiteve të saj, duke përfshirë “Promiscuous” dhe “I’m Like a Bird”. Në korrik, ai u bashkua me ‘Backstreet Boys’ për një performancë të “I Want it That Way” gjatë ndalesës së grupit në Toronto.
Kjo nuk është hera e parë që Drake infektohet nga COVID-19. Autori i “The Sixth God” zbuloi se ai u u prek nga virusi gushtin e kaluar ndërsa iu përgjigj një komenti mbi modelin e tij klasik të flokëve të epokës “Certified Lover Boy”, duke treguar se i preu flokët prej Covid-it. “Kisha Covid-in që u bë i çuditshëm, më duhej të filloja përsëri”, tha ai me shaka në seksionin e komenteve të një llogarie fansash në Instagram. “Po rritet, mos u mërzit.”
Edhe pse testi pozitiv e detyroi për një pauzë, reperi ka patur një vit të ngarkuar. Albumi i tij i fundit “Honestly, Nevermind” kryesoi “Billboard 200 album chart”. Një këngë nga albumi me 21 Savage, “Jimmy Cooks”, ishte e 1 në ‘Hot 100’.