Emiljano Musta nuk është më një lojtar i Kukësit. Mbrojtësi nga Elbasani i ka dhënë fund bashkëpunimit me skuadrën verilindore dhe do të kërkojë një aventurë të re. Lajmin e largimit nga kuksianët, Musta e ka bërë publik, nëpërmjet një postimi në “InstaStory”.
“Bashkëpunimi im me klubin e Kukësit mbyllet sot. Dua të falënderoj tifozerinë për mbështjejen dhe drejtuesit për bashkëpunimin. Kënaqësi që isha pjesë e këtij ekipi”, shkroi 30-vjeçari.
Për Mustën kjo ishte hera e dytë aktivizohej me Kukësit. Gjatë këtij edicioni, elbasanlliu u angazhua nga janari në 15 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol. Në të shkuarën Musta ka qenë dhe pjesë e Partianit, Teutës, Elbasanit, Flamurtarit, Shkumbinit dhe Laçit.
Arena e Lajmit
Loading…