VIDEO/ Nga Champions League në aktor te filmi “Star Trek”, Ançeloti zbulon detajin që nuk e dinte askush

Karlo Ançeloti është një nga emrat më të njohur të futbollit botëror, me një CV të pasur si fitues, në vitet e tij si lojtar e ato si trajner. Por pakkush e di se tekniku i njohur italian, ka qenë protagonist edhe i filmit “Star Trek” disa vite më parë.

sadasdasdd

Episodin e veçantë e ka zbuluar vetë italiani, në një intervistë për “Sky Sport”, duke treguar se si rastësisht kishte përfunduar figurant në filmin “Star Trek Beyond:” në vitin 2016. Gjithçka, ishte falë miqësive që kishte me Marko Perego, bashkëshortin e aktores së Holliovudit, Zoe Saldana, e cila luante një nga personazhet kryesorë në atë film.

anceloti

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë me familjen. Ata ishin në Vankuver për të xhiruar dhe më ftuan që të shkoja t’i takoja, unë shkova atje, fola me regjisorin dhe më tha ‘Do të të vendos në një pjesë të vogël’. Por unë jam një aktor i tmerrshëm. Më pëlqente ‘Star Trek’ kur isha fëmijë dhe ishte e mrekullueshme që të merrja pjesë në film. Roli im? Të qëndroja në sfond”, shpjegoi me humor Ançeloti.

Skena në fjalë në fakt është shumë e shkurtër dhe për të kuptuar që është Ançeloti, duhet të shohësh pasqyrimin e tij në një derë. Por edhe aq mjafton për ta kthyer trajnerin më të suksesshëm të Ligës së Kampioneve edhe një aktor të “Star Trek”.

VIDEO/ Nga Champions League në aktor te filmi “Star Trek”, Ançeloti zbulon detajin që nuk e dinte askush

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook