Mançester Junajtid ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Mes emrave të shumtë që ndodhen në listën e përforcimeve të “Djajve të Kuq” në orët e fundit prioritet i është dhënë transferimit të mbrojtësit të Barcelonës, Serxhinjo Dest.
Sipas raportimeve nga “Goal”, holandezi duket të jetë i përzgjedhuri i Junajtid për krahun e djathtë të mbrojtjes, me Uan Bisakën që pritet të largohet në përfundim të këtij sezoni.
Barcelona nuk do at dëshironte një largim të 21-vjeçarit në këtë moment pa gjetur një zëvendësues për të, por një ofertë e majme nga ana e anglezëve mund të ndryshojë gjithçka për transferimin e mbrojtësit në Premier Ligë.
Arena e Lajmit
Loading…