“Do të fus bombën dhe do t’i bie familjarët me…”, kërcënoi kreun e SPAK, Prokuroria pushon hetimet për 24-vjeçarin: Kishte çrregullime bipolariteti

Arben Kraja 761x405

Pas një hetimi instensiv, prokuroria e Tiranës u tërhoq nga hetimet ndaj një të riu, dhe ka kërkuar në gjykatë pushimin e çëshjes mbasi akt-eskpertiza vërtetoi se ai vuan nga çrregullimi bipolar.

24-vjecari kërcënoi në Twiterin e Ambasadës Amerikane , kryeprokurorin e SPAK, Arben Kraja, dhe referimi u krye nga agjensia e anti-terrorit në Tiranë.

“Do të fus bombën në gojë ty dhe do t’i bie familjarët në arkmort nëse nuk vazhdon të mos veprosh ndaj SHISH”– shkroi 24-vjecari ne Twiterin e ambasadës të publikuar në datën 25 tetor 2021 dhe ky u vlerësua si një kërcënim për shefin e SPAK.

Nën dyshimet se ky shtetas kishte vepruar edhe herë të tjera në rrjetet sociale antiterrori i kërkoi prokurorisë ta hetojë shtetasin në fjalë për kanosje për shkak të detyrës.

Megjithatë një akt-ekspertizë e mjekësisë ligjore vërtetoi problemet e shëndetit mendor të të riut që lidhen me dëmtimin e sferës të të perceptuarit.

Pavarësisht kësaj sipas dosjes që iu tregua Top Channel 24-vjeçari komentoi në llogarinë e ambasadës mbasi ishte ankuar ndaj një sërë institucionesh kryesish ndaj shërbimit sekret dhe anti-terrorit që sipas tij e akuzojnë se është agjent i CIA .

I riu përsëriti para prokurorisë se kërkonte që shërbimi sekret vendas të hetohej nga SPAK dhe BKH, ndërsa këmbënguli : Jam kundër marrjes së kësaj dëshmie nga vartësit e Gledis Nanos që më herët ka dashur të më arrestojë kur ishte në krye të antiterrorist.

Dosja për pushimin e hetimeve është dorëzuar në gjykatën e Tiranës dhe nuk është hedhur ende në short, prej nga ky gjyqtari do vendosë nëse do ta pushojë apo do ta kthejë pas për hetime të mëtejshme./TCH

“Do të fus bombën dhe do t’i bie familjarët me…”, kërcënoi kreun e SPAK, Prokuroria pushon hetimet për 24-vjeçarin: Kishte çrregullime bipolariteti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook