U përfol për një transferim të mundshëm te Reali, Leao i përgjigjet publikisht “Los Blancos”: Zërat më lumturojnë, por…

Rafael Leao ka qenë një nga lojtarët kryesor të Milanit në këtë sezon, me kuqezinjtë që e mbyllën si kampion fal edhe kontributit të sulmuesit portugez veçanërisht në javët e fundit.

LEAO

 

22-vjeçari është përfolur gjatë ditëve të fundit për një transferim të mundshëm te Reali, me sulmuesin i cili në një prononcim për “A Bola”, theksoi se ndihet i lumtur kur dëgjon të tilla zëra, por e ardhmja e tij do të vazhdoj të jetë te Milani.

“Jam te Milani, kam ende 2 vite të mbetura në kontratë dhe ndihem si në shtëpi këtu.

Jam i lumtur kur dëgjoi klubin të thonë se jam i paprekshëm.

Zërat për Realin më lumturojnë, por unë qëndroj me këmbë në tokë. Jam krenar që luaj me lojtarë me shumë eksperiencë te Milani.”, u shpreh Leao.

Arena e Lajmit


Loading…

U përfol për një transferim të mundshëm te Reali, Leao i përgjigjet publikisht “Los Blancos”: Zërat më lumturojnë, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook