Shkrumbohet plotësisht makina në aksin Elbasan-Tiranë, policia jep detajet e para

1557928774 Makinaneflake

Një makinë është shkrumbuar plotësisht pasditen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë. Policia bën me dije se makina tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet Xh.Sh.,  ka marrë flakë në ecje e sipër, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sipas dyshimeve paraprake, mendohet se makina ka shpërthyer në flakë si pasojë e një defekti teknik. Sakaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 19:40, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.Sh.,

Si pasojë mjeti është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.

Grupi hetimor po punon për dokumentimine plotë të rrethanave të ngjarjes .

 

Shkrumbohet plotësisht makina në aksin Elbasan-Tiranë, policia jep detajet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook