Sa i përket logjistikës për organizimin e finales së sotme, pak evente mund të krahasohen me shkallën e finales së këtij sezoni në Champions.
400 vullnetarë i janë bashkuar UEFA-s për të ndihmuar në logjistika të ndryshme, transmetim, biletari, akreditim, etj, për të mos i lënë asgjë në dorë rastësisë.
319 persona do të përfshihen në operacionet e transmetimit, përfshirë teknikët, ndërsa 510 persona do të angazhohen me ceremoninë spektakolare hapëse të finales, e cila do të ketë në qendër të saj yllin kubanoamerikan të muzikës, Kamila Kabejo.
Në “Stade de France” priten mbi 78 mijë tifozë, ndërsa 1700 profesionistë do të punojnë me skuadrat e transmetimit të akredituara, së bashku me 400 përfaqësuesit e mediave dhe 180 fotografë të akredituar.
Ndeshja do të transmetohet në më shumë se 200 vende të botës dhe do të arrijë 325 milionë shikues në të gjithë globin, duke thyer rekordin e 275 milionëve të sezonit të shkuar.
Arena e Lajmit
Loading…