Të jesh fëmija e një personi të famshëm, në ditët e sotme detyrimisht do të thotë të bëhesh personazh edhe në media.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Royalty, vajzën e Chris Brown.
Ndonëse vetëm 8 vjeçe, vogëlushja zotëron aftësi mjaft të mira në kërcim, njejtë si i ati. Këtë talent të saj e ka zbuluar vetë vajza e këngëtarit, e cila me anë të një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, përpiqet të kopjojë lëvizjet e kërcimit të Chris Brown dhe balerinëve të tij në këngën “Call Me Every Day”.
View this post on Instagram
Të shumta kanë qenë reagimet në seksionin e komenteve, ku në sy bie ai i Brown. Këngëtari e ka motivuar vajzën e tij duke, i dërguar dhe një sërë emojish me puthje.
Kujtojmë që ylli i “New Flame”, ka edhe dy fëmijë të tjerë: vajzën Lovely Symphani, të cilën e ndan me Diamond Brown, dhe djalin Aeko Catori, të cilin e mirëpriti me Ammika Harris.