KOKSH mban sot Asamblenë e përgjithshme, edhe KAS-i në rend dite

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të zhvillojë sot në kryeqytet asamblenë XXVI të përgjithshme.

koksh

Me anë të një njoftimi për shtyp KOKSH bën me dije se asambleja do të nisë në orën 10:00 dhe do të ketë këtë rend dite:

Fjala e hapjes nga Fidel Ylli, president i KOKSH dhe përmbledhje e aktiviteteve të vitit të fundit.

Auditimi për 3 vitet 2019, 2020, 2021.

Miratimi i ndryshimeve të statutit sipas propozimeve të anëtarësisë.

Miratim i sportistit të zgjedhur nga Komisioni i Sportistëve për të qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH (sportisti i zgjedhur nga Komisioni i Sportistëve me datë 14 prill 2022 është Izmir Smajlaj).

Miratimi i rregullores të KAS.

Ratifikimi i projektit “Ekipet sportive 2022”, miratimi i buxhetit dhe strukturës të projektit.

Pranimi i anëtarëve të rinj të KOKSH: (Shoqata Kombëtare e Padelit; Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë).

Arena e Lajmit


Loading…

KOKSH mban sot Asamblenë e përgjithshme, edhe KAS-i në rend dite

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook