Aksident në Shkodër, 18-vjeçari humb kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me shtyllën, transportohet në spital

Shkoder

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Mes, në vendin e quajtur ‘Hot i Ri’. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:30.

Bëhet me dije se 18-vjeçari B.R., banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër,  duke drejtuar një motoçikletë ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi: Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”,  shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër,  duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës, dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksident në Shkodër, 18-vjeçari humb kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me shtyllën, transportohet në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook