“S’ja mësova inicialet DPRSH-së, ka shumë rr…”/ Rama ambicioz: Ëndrra për një garë të Formula1 nuk na tremb

Whatsapp Image 2022 06 17 At 8.47.58 Pm

Kryeministri Edi Rama, në edicionin e parë të panairit të makinave në Shqipëri, tha se ky është një panair i një lloji të veçantë me një mundësi shumë të mirë punësimi.

‘Nuk ja mësova asnjëherë këto inicialet DPRR-së. Ato më shumë rr aty janë si ato lëvizjet  e makinës rr, rr, rr. Është një panair shumë i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë , ku gjen hapësirë edhe një mjeshtëri që ne duam të shtyjmë edhe më shumë në të ardhmen e afërt që të krijojmë më shumë hapësira dhe vende pune. Po ashtu përfitoj t’i ftoj ata që na ndjekin të vijnë ta vizitojnë këtë hapësirë sepse ka mundësi për të kënaqur fëmijë të të gjitha moshave. Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë dhe ne do vazhdojmë më këmbëngulje punën për autoparkun e madh të Elbasanit, ku shpresojmë që ëndrra për të parë një garë të Formula 1, natyrisht jo në të ardhmen e afërt, por në një të ardhme të arritshme të frymëzon. Nuk kemi pse të trembemi nga një garë si kjo. Është një projekt i bërë në bashkëpunim të ngushtë me federatën që mbulon Formula 1”, tha Rama.

 

“S’ja mësova inicialet DPRSH-së, ka shumë rr…”/ Rama ambicioz: Ëndrra për një garë të Formula1 nuk na tremb

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook