Obeziteti në vendin tonë ka pësuar një rritje që nga viti 2014.
Në vitin 2016, rastet e personave që vuajnë nga kjo sëmundjeje u rrit me 21.7 përqind të popullësisë.
Megjithatë, ana tjetër e medaljes është se ka njerëz që janë shumë të dobët dhe përpiqen fort që të shtojnë në peshë.
Nënpesha është po aq e rrezikshme për shëndetin sa mbipesha, thonë ekspertët e AgroWeb.org
Njerëzit që janë nën peshë kanë një masë trupore nën 18.5 dhe ky problem është më i përhapur tek gratë dhe vajzat.
Në këtë artikull do të mësoni mënyrat më të mira për të shtuar në peshë shpejt por pa rrezikuar shëndetin.
Studimet tregojnë se nënpesha rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 140% për burrat dhe 100% për gratë.
Mbipesha nga ana tjetër e rrit këtë rrezik me 50% që tregon se të qenit nënpeshë është më e keqe për shëndetin.
Nënpesha mund të ndikojë fort tek imuniteti duke rritur rrezikun e infeksioneve dhe osteoporozës.
Për më tepër, nënpesha rrit rrezikun e demencës.
Nënpesha është një problem serioz që nxitet nga shumë çrregullime që kanë të bëjnë me të ngrënit, tiroiden, diabetin, kancerin dhe infeksione të ndryshme.
Nëse dëshironi të shtoni në peshë, është shumë e rëndësishme që ta bëni këtë në mënyrën e duhur.
Konsumi pa fre i ëmbëlsirave, sufllaqeve apo pijeve të gazuara sigurisht që ju ndihmon të shtoni në peshë, por nga ana tjetër shkatërron shëndetin.
Një person nën peshë duhet të fokusohet në ruajtjen e balancës së duhur mes masës muskulare dhe dhjamit të padëmshëm të akumuluar nën lëkurë.
AgroWeb.org ju këshillon që të hani më shumë kalori se sa djeg trupi.
Nëse dëshironi të shtoni peshë ngadalë, ju duhet të synoni të konsumoni 300-500 kalori më shumë se niveli maksimal i kalorive që merrni çdo ditë.
Nëse dëshironi të shtoni peshë me një ritëm të shpejtë, atëherë synoni të konsumoni një sasi ekstra prej 700-1000 kalorish në ditë.
Ekspertët këshillojnë që të hani më shumë ushqime me proteinë të cilat forcojnë muskujt.
Për më tepër, ju duhet të konsumoni të paktën 3 vakte në ditë dhe të konsumoni më shumë karbohidrate dhe proteina.
Ushqimet që japin më shumë energji dhe ndihmojnë në shtimin në peshë janë:
Arrorët,
Frutat e thata,
Produktet e bulmetit me shumë yndyrë,
Vaji i ullirit,
Drithërat e plotë si tërshëra dhe orizi kaf,
Mishi i pulës, viçit, derrit dhe qingjit me dhjamë.
Patatet, avokado, dhe çokollata e zezë.
Kjo listë tregon se rregulli i artë i shtimit në peshë është të hani ushqime të dendura me energji.
Ekspertët thonë se nuk duhet të hani perime me shumicë sepse ushqimet e lartpërmendura janë më të mira për shtimin në peshë./AgroWeb.org