E ardhmja e Ivan Perisiç duket të jetë e vendosur, me mesfushorin kroat që është gjithmonë e më pranë transferimit te Totenhemi i Antonio Kontes.
Sipas raportimeve nga të përditshmet britanike si “Daily Mail”, “Mirror”, por dhe gazetari i njohur italian Fabricio Romano, Perisiç duket se ka rënë dakord për transferimin në Premier Ligë ku do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin Londinez.
Detajet ekonomike si dhe prapaskenat e kësaj goditje të bujshme priten të mësohen më momentin e zyrtarizmit, i cili sipas lajmeve të fundit duket se do të ndodhë në orët e ardhshme.
Arena e Lajmit
Loading…