Fijet e holla të koprës kombinohen shumë mirë në gatime.
Këto fije plot aromë të veçantë ofrojnë një larmi vlerash shëndetësore si për trurin ashtu edhe për trupin.
Në fakt, e gjithë barishtja që nga rrënja e deri tek farat ofron jashtëzakonisht shumë vlera për shëndetin e njeriut.
Së fundmi, kopra po shfrytëzohet edhe nga industria kozmetike për prodhimin e sapunëve, parfumeve, detergjentëve, kremërave dhe solucioneve.
Fijet e holla të koprës përmbajnë kalçium, mangan, hekur, e antioksidantë të cilët luftojnë inflamacionin dhe e mbrojnë trupin nga virozat.
Lexoni më poshtë vlerat e renditura nga AgroWeb.org.
Depresioni është një problem madhor për shëndetin e të rriturve dhe adoleshentëve.
Fijet e koprës përbëjnë një kurë natyrale kundër depresionit.
Konsumi i tyre në gatim apo si çaj nuk shoqërohet me efekte anësore, falë pasurisë së madhe të fitoushqyesve dhe antioksidantëve.
Konsumi i koprës dhe ekstrakti i të gjithë barishtes ka aftësi të jashtëzakonshme për uljen e kolesterolit.
Për më tepër, ato përmirësojnë profilin e lipideve, glukozës në gjak dhe enzimat e mëlçisë.
Acidet yndyrore janë burim kryesor i energjisë.
Vaji esencial I koprës njihet si një burim i mirë i energjisë por edhe ndihmës për tretjen dhe metabolizmin.
Konsumi i rregullt i koprës ju ndihmon të përthithni shumë amino acide të dobishme.
Ekstraktet e koprës janë efikasë në shkatërrimin e baktereve, mykut dhe mikrobeve që dëmtojnë shëndetin e njeriut.
Këto vlera përfitohen duke konsumuar koprën rregullisht.
Përbërësit e koprës ndihmojnë molekulat e antioksidantëve të ngjiten me ato të oksiduara që shkaktojnë dëm në trup.
Në këtë mënyrë, antioksidantët pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.
Për këtë çaj ju mund të përdorni ose farat e bimës ose gjethet, por duke qenë se farat janë më të pasura në ushqyes dhe vlera, kjo recetë rekomandohet për përdorimin e farave.
AgroWeb.org ju udhëzon të mbushni mbushni çajnikun me 250 ml ujë dhe pasi të ketë marrë valë hidhni katër lugë çaji me fara ose gjethe kopre. Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lërini farat ose gjethet e përdorura të lëshojnë mirësinë e tyre për 10 minuta.
Filtrojeni dhe pijeni duke e ëmbëlsuar me pak mjaltë.
Ky çaj rekomandohet të pijet tre herë në ditë, mundësisht pas vakteve./AgroWeb.org