Njeriu që ndryshoi historinë e një klubi, Roman Abramoviç i jep zyrtarisht lamtumirën Çelsit: Ka qenë një nder, jam krenar për çfarë kemi arritur

Roman Abramoviç ka zyrtarizuar lamtumirën e tij nga Çelsi me skuadrën që do ti kalojë miliarderit amerikan Tod Bohli, cili do të jetë presidenti i ri i klubit.

abramovic celsi

Ka qenë vetë faqja zyrtare e “Bluve të Londrës” që ka publikuar letrën e lamtumirës në të cilët Abramoviç falënderon tifozët për mbështetjen në këto 20 vite në drejtim të klubit duke i sigurar se e ardhmja e klubit është në duar të sigurta.

“Drejtimi i këtij klubi vjen me përgjegjësi të madhe. Që nga mbërritja ime këtu rreth 20 vite më parë kam parë me sytë e mi se çfarë ky klub mund të arrij. Qëllimi im ka qenë që edhe presidenti i ri të ketë qëllime për të arritur suksese me këtë klub si me ekipin e meshkujve ashtu edhe të femrave, si dhe të vazhdojë zhvillimin në sektorë të tjerë siç janë akademia e klubit dhe në fondacionet tona.

Jam i lumtur që ky kërkim dha rezultat,. Teksa ja dorëzoj Çelsin drejtuesve të rinj do të doja t’i uroj sukses brenda dhe jashtë fushës.

Ishte nderi i një jetë të isha pjesë e juaja. Do të doja të falënderoja lojtarët dhe stafin e tanishëm, por dhe ata të viteve të shkuara për këto vite të pabesueshme.

Jam krenar për rezultatin dhe suksesin tonë të përbashkët, miliona persona mund të përfitojnë nga fondacionet e bamirësisë që janë krijuar. Kjo është trashëgimia që kemi krijuar së bashku.

Faleminderit, Roman.”, kanë qenë fjalët e ish-presidentit të Çelsit.

Arena e Lajmit


Loading…

Njeriu që ndryshoi historinë e një klubi, Roman Abramoviç i jep zyrtarisht lamtumirën Çelsit: Ka qenë një nder, jam krenar për çfarë kemi arritur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook